Më shumë se 1,200 persona u arrestuan në Francë të shtunën, pasi protestues që mbështesnin nxënësit e shkollave të mesme u përplasën me policinë.
Dhe siç raportojnë mediat botërore, përcjell Telegrafi, disa nga demonstratat dolën jashtë kontrollit; ndërtesa u vunë në flakë dhe dyqane u plaçkitën.
Policia përdori gaz lotsjellës gjatë përballjeve me protestuesit.
Demonstratat në mbarë Francën u forcuan nga grupe të tjera, të zemëruara për shkak të çmimeve të larta dhe degradimit të sistemit të mirëqenies sociale.
Ndërsa qindra mijëra njerëz protestuan në mënyrë paqësore nëpër rrugët e dhjetëra qyteteve, grupe të dhunshme morën në shënjestër ndërtesa publike, butiqe luksoze e supermarkete, si dhe sulmuan automjete policie e oficerë.
Vonë të shtunën, kryeministri Sébastien Lecornu njoftoi se ishin arrestuar 1,200 persona, ndërsa 150 policë kishin mbetur të lënduar.
E ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, deklaroi se demonstratat ishin shfrytëzuar nga elementë të dhunshëm – “kriminelë oportunistë që panë një mundësi për të plaçkitur… ne do t’i gjejmë dhe do të veprojmë ndaj tyre me vendosmëri”.
Galeries Lafayette in Paris is being looted tonight.It’s the French equivalent of Harrods in London or Bergdorf Goodman in NYC https://t.co/F5jZU4bswZ
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 17, 2026
Burberry, Guerlain, Dior… Ils sont en train de piller toute la rue Saint-Honoré à Paris sans que personne ne les arrête.On m’envoie toutes les vidéos en direct j’en reviens pas. https://t.co/JhMYWw5kPs
— David Alaime (@DavidAlaime) October 17, 2026
Ai theksoi se shteti nuk planifikon të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, por shtoi: “E dënoj ashpër dhunën që kemi parë”.
Në qytetin e Limoges, bashkia u shkatërrua në masë të madhe nga një zjarr i vënë prej protestuesve të maskuar, bëri të ditur për agjencinë e lajmeve AFP zyrtari më i lartë rajonal.
Në Marsejë, protestuesit hynë me forcë në bashki, duke goditur derën me barriera sigurie që i kishin marrë nga rruga.
Ata arritën të futeshin për pak kohë brenda ndërtesës bashkiake, ku një protestues pikturoi me bojë në mur shkronjën “A” – simbolin e anarkisë – përpara se policia t’i largonte ata.
Rreth sheshit “Place de la République” në qendër të Parisit, një marshim paqësor u shndërrua në dhunë.
Policia përdori gaz lotsjellës ndaj personave të maskuar dhe të veshur me të zeza, të cilët hodhën fishekzjarrë e gurë kalldrëmi, sulmuan një bankë dhe plaçkitën një dyqan artikujsh sportivë.
“Po marrim Bastijën!” – bërtiti një nga protestuesit.
Të tjerë u vunë zjarrin koshave të mbeturinave me rrota dhe hodhën fishekzjarrë brenda tyre, ose rrëzuan kontejnerët e riciklimit të qelqit dhe morën shishet që ndodheshin brenda për t’i përdorur si predha.
Një kamion u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën më pas në një ndërtesë aty pranë.
Ndër tjerash, edhe përgjatë bulevardit “Magenta” – një nga akset kryesore veri-jug në veri të sheshit “de la République”, që kalon përmes një zone të banuar kryesisht nga klasa punëtore – dhjetëra dyqane u thyen dhe u plaçkitën. /Telegrafi/






