Forcat ukrainase goditën një terminal nafte, një qendër të dhënash dhe një urë gjatë një sulmi në shkallë të gjerë të ndërmarrë gjatë natës kundër Shën Petersburgut më 18 tetor, njoftuan zyrtarë dhe media ruse.
Media shtetërore ruse raportoi se dronë ukrainas goditën Terminalin e Naftës në Shën Perersburg dhe një qendër të dhënash që i përket kompanisë ruse të rrjeteve sociale, VKontakte, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Aleksandr Drozdenko, guvernator i Rajonit të Leningradit, deklaroi se 127 dronë ukrainas u rrëzuan mbi këtë rajon. Mbetjet e dronëve dëmtuan katër automjete në një parking, ndërsa në disa vende u raportuan zjarre.
Guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov, konfirmoi sulmin, duke raportuar zjarre në Terminalin e Naftës të Shën Petersburgut, në depon e naftës “Ruchyi” dhe në magazina industriale në distriktin Kolpinsky.
Sipas Beglovit, një person humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën, ndërsa 12 ndërtesa banimi dhe dy shtëpi pësuan dëmtime.
Megjithatë, “The Kyiv Independent” thotë se nuk mundi t’i verifikonte në mënyrë të pavarur objektivat apo shkallën e dëmeve në momentin e publikimit të lajmit.
💥 St. Petersburg hit by one of the largest drone attacks since the war beganSmoke hangs over Putin’s hometown as oil facilities, warehouses, and a data center come under attack. Governor Beglov reports one person killed, five injured, and 12 apartment buildings damaged.Fires broke out at the St. Petersburg Oil Terminal, the Ruchyi oil depot, and industrial warehouses in the Kolpino district. Ozon confirmed a strike on its warehouse.A VKontakte data center was also reportedly targeted. Users are reporting outages, although the company insists its services remain unaffected.
— NEXTA (@nexta_tv) October 18, 2026
Ndërkohë, vë në pah ky medium, kanalet ukrainase të monitorimit, “Exilenova+” dhe “Supernova+”, raportuan se sulmi “masiv” me dronë filloi në orën 02:50 me orën lokale.
Këto sulme ndodhin pasi përpjekja e presidentit amerikan Donald Trump për një “armëpushim energjetik” midis Rusisë dhe Ukrainës dështoi të parandalonte goditjet ndaj infrastrukturës energjetike.
Media e pavarur ruse “Astra” raportoi gjithashtu se gjatë sulmit u godit një nënstacion elektrik. Sipas kësaj agjencie, në rajon u raportuan ndërprerje të energjisë dhe presion i ulët i ujit, si dhe një ndërtesë apartamentesh u dëmtua.
Sulmi i raportuar në qendrën e të dhënave të VKontakte shënon sulmin më të fundit ndaj infrastrukturës ruse të internetit.
Forcat ukrainase kanë goditur disa qendra të të dhënave Yandex në javët e fundit, pas premtimit të presidentit Volodymyr Zelensky se Ukraina do të “përgjigjej në të njëjtën mënyrë” ndaj sulmeve ruse ndaj qendrave të të dhënave të Ukrainës.
So far, here is the list of attacked objects in St. Petersburg and Leningrad region of Russia:▪️Ruchyi oil depot – the largest fuel terminal in St. Petersburg, with a total capacity of 73,900 m³.▪️A VKontakte data center in the Leningrad Region. The data center contains four server rooms, 640 server racks, and over 20,000 servers.▪️ The St. Petersburg Oil Terminal: one of the largest liquid cargo transshipment terminals in the Baltic region. The facility has 21 storage tanks for petroleum products, and the terminal has a total throughput capacity of 12.5 million tonnes per year.▪️ An Ozon logistics hub in St. Petersburg – one of the busiest Ozon warehouses in the region. Ozon has closed it down for now.▪️ The “Vostochnaya” 330 kV electrical substation – one of the most important infrastructure objects of the Russian energy system in the region. It is the key link and a crucial node in St Petersburg Energy Ring. ▪️ A cable-stayed bridge across the Korabelny Fairway – a critical 8-lane section, the main transportation artery connecting the northern and southern parts of St Petersburg.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) October 18, 2026
Ukraina ka synuar vazhdimisht Shën Petersburgun, qytetin e dytë më të madh të Rusisë, disa herë gjatë luftës në shkallë të plotë.
Më 4 korrik, forcat ukrainase goditën dhe dëmtuan Terminalin e Naftës së Shën Petersburgut në një sulm gjatë natës.
Ndërsa Moska intensifikon sulmet e saj ndaj infrastrukturës civile dhe energjetike të Ukrainës, Kievi ka vazhduar të godasë vende thellë në Rusi.
Sulmet e shumta nga dronë ukrainas kanë ndërprerë trafikun ajror rreth Moskës dhe kanë dëmtuar qendrat e të dhënave në rajonin e kryeqytetit në ditët e fundit. /Telegrafi/






