Aeroplanë luftarakë të NATO-s u ngritën me urgjencë pasi një objekt fluturues i paidentifikuar hyri në hapësirën ajrore të Lituanisë

Bota

Aeroplanë luftarakë të NATO-s u ngritën me urgjencë të dielën, pasi një objekt fluturues i paidentifikuar – që dyshohet të jetë dron – hyri në hapësirën ajrore të Lituanisë, njoftuan autoritetet lituaneze dhe forcat e armatosura të Letonisë. Ushtria letoneze deklaroi se, me sa duket, aeroplanët “nuk e rrëzuan mjetin ajror pa pilot të dyshuar” […]

Madhësia e shkronjave

Aeroplanë luftarakë të NATO-s u ngritën me urgjencë të dielën, pasi një objekt fluturues i paidentifikuar – që dyshohet të jetë dron – hyri në hapësirën ajrore të Lituanisë, njoftuan autoritetet lituaneze dhe forcat e armatosura të Letonisë.

Ushtria letoneze deklaroi se, me sa duket, aeroplanët “nuk e rrëzuan mjetin ajror pa pilot të dyshuar” dhe se ka mundësi që ai të jetë “shpërthyer vetvetiu”.

Incidenti ndodhi pranë kufirit me Letoninë dhe shkaktoi alarme të shumta ajrore, shtoi ajo, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas ministrit lituanez të Mbrojtjes, Robertas Kaunas, aeroplanë luftarakë që kryenin një mision të mbrojtjes ajrore të NATO-s e ndoqën objektin në distriktin Biržai, në veri të Lituanisë, të dielën në mëngjes.

“Për shkak të kushteve të vështira të motit, pilotët e aeroplanëve luftarakë aktualisht nuk janë në gjendje ta identifikojnë vizualisht objektin”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

Dhe siç theksohet më tej, origjina e dronit të dyshuar mbetet e paqartë.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa personel ushtarak lituanez është nisur drejt vendit ku u humb sinjali radio, për të kryer një inspektim në terren.

Ky incident është më i fundit në një seri në rritje të hyrjeve të paautorizuara të dronëve dhe incidenteve përgjatë krahut lindor të NATO-s; shumë prej tyre besohet se janë pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ngjarja pason njoftimin e autoriteteve rumune të shtunën, se aeroplanë luftarakë rumunë F-16 kishin rrëzuar dy dronë mbi Detin e Zi.

Aeroplanët u aktivizuan pasi sistemet e vëzhgimit me radar diktuan disa objektiva ajrore, njoftoi Ministria rumune e Mbrojtjes.

Më vonë, ajo bëri të ditur se objektivat ishin “dronë sulmues me motor reaktiv, të familjes Geran”.

Ministri i Mbrojtjes, Radu Miruta, tha se droni i parë hyri në hapësirën ajrore rumune rreth orës 17:59 dhe u rrëzua “brenda dy minutash”, 25 km në juglindje të qytetit Sulina.

Komentet