Pamje shqetësuese në Ligën Premier, Martinez pëson lëndim të frikshëm dhe largohet me oksigjen

Sport

Portieri i Chelseat, Emiliano Martinez, është dërguar në spital pas një përplasjeje të fortë gjatë ndeshjes ndaj Evertonit, të shtunën, ku dyshohet se ka pësuar një lëndim në kokë. Incidenti ndodhi në pjesën e dytë, kur portieri argjentinas u përplas në ajër me mbrojtësin e Evertonit, Jarrad Branthwaite. Loja u ndërpre për rreth nëntë minuta, […]

Madhësia e shkronjave

Portieri i Chelseat, Emiliano Martinez, është dërguar në spital pas një përplasjeje të fortë gjatë ndeshjes ndaj Evertonit, të shtunën, ku dyshohet se ka pësuar një lëndim në kokë.

Incidenti ndodhi në pjesën e dytë, kur portieri argjentinas u përplas në ajër me mbrojtësin e Evertonit, Jarrad Branthwaite. Loja u ndërpre për rreth nëntë minuta, ndërsa Martinez mori trajtim mjekësor në fushë.

Gjendja e tij bëri që stafi mjekësor ta largonte me barelë, ndërsa në minutën e 74-të ai u zëvendësua nga Mike Penders. Për portierin belg kjo ishte paraqitja e parë në Ligën Premier.

Komentatorët e TNT Sports, transmetuesit të ndeshjes në Mbretërinë e Bashkuar, konfirmuan më vonë se Martinez ishte dërguar drejtpërdrejt në një spital në Liverpool për kontrolle të mëtejshme.

Ndryshe nga portieri i Chelseat, Branthwaite u kontrollua nga stafi mjekësor dhe u vlerësua i aftë për të vazhduar ndeshjen.

Në momentin e incidentit, Chelsea ishte në epërsi 1-0, ndërsa Pedro Neto e vulosi fitoren me golin e dytë në minutën e 90-të. Ky sukses ishte i pari për londinezët pa pësuar gol që nga janari.

Martinez iu bashkua Chelseat gjatë verës nga Aston Villa, në një transferim që kushtoi rreth 9 milionë euro. Portieri argjentinas ka qenë pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Argjentinës, me të cilën fitoi Kupën e Botës në vitin 2022 dhe arriti sërish në finalen e këtij edicioni.

Për momentin, shqetësimi kryesor mbetet gjendja shëndetësore e portierit, i cili u dërgua në spital pas përplasjes së frikshme./Telegrafi/

Komentet