Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, ka deklaruar se mandati i tij si president do të përfundojë në vitin 2030, duke mohuar mundësinë që të përgatisë ndonjë anëtar të familjes apo të afërm për ta pasuar në këtë detyrë.
El-Sisi tha se kjo çështje është e vendosur përfundimisht dhe nuk do të diskutohet më, duke theksuar se po e bën këtë deklaratë më shumë se 40 muaj përpara përfundimit të mandatit të tij.
“Viti 2030 do të shënojë përfundimin e mandatit tim si president, nëse jetoj deri atëherë”, deklaroi ai.
Kreu i shtetit egjiptian hodhi poshtë pretendimet e mundshme se mund të përgatisë një pasardhës nga rrethi i tij familjar.
“Jo, jo, jo. Asgjë e tillë. Ky është një vend shumë i madh dhe gjëra të tilla nuk mund të ndodhin këtu”, u shpreh El-Sisi.
Deklarata e liderit egjiptian vjen në një kohë kur çështja e vazhdimësisë së pushtetit dhe e zgjedhjes së pasardhësit të tij mbetet me rëndësi për të ardhmen politike të Egjiptit. /Telegrafi/






