Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 10°C deri në 15°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1–4 m/s.

Edhe për të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 13°C deri në 17°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1–3 m/s.
Kushtet biometeorologjike
Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e njerëzve. Megjithatë, temperaturat e ulëta gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes mund të shkaktojnë ndjesi të theksuar të freskisë, veçanërisht te personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike. Rekomandohet veshje e përshtatshme për temperaturat e kësaj periudhe.
Kushtet agrometeorologjike
Temperaturat e ulëta gjatë orëve të mëngjesit kërkojnë kujdes të shtuar për kulturat bujqësore të ndjeshme ndaj të ftohtit, veçanërisht në zonat e ulëta dhe në vendet ku mund të krijohen kushte për paraqitjen e ngricave të hershme.
Fermerët këshillohen të kujdesen për kulturat e ndjeshme dhe t’i përshtatin aktivitetet bujqësore sipas kushteve të motit. Rritja e temperaturave maksimale të dielën do të krijojë kushte më të favorshme për kryerjen e punëve bujqësore gjatë ditës.





