Një anëtar i komunitetit, duke vepruar me heroizëm, hyri me vrap në një shkollë fillore në Oregon për të ndjekur një adoleshent të armatosur, i cili qëlloi dhe vrau katër persona, përfshirë tre fëmijë.
Heroi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u vlerësua nga Guvernatorja, Tina Kotek, pasi të shtëna armësh tronditën shkollën fillore “Silver Rail” të enjten pasdite, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas shefit të policisë së Bend-it, Mike Krantz, ai e ndoqi dhe u përball me adoleshentin 16-vjeçar pak pasi ky i fundit hapi zjarr, duke qëlluar të paktën gjashtë persona.
UPDATE: New footage shows the bystander who killed the Silver Rail Elementary School shooter in Bend, Oregon describing how close he came to being shot himself.Five dead in Wednesday’s attack, including 3 children, a teacher, and the shooter.— CNN, Washington Post https://t.co/5UGwu275CW
— EzeNews (@EzeBets) October 16, 2026
Adoleshenti ishte armatosur me një pushkë gjahu, të blerë nga nëna e tij, dhe vrau tre fëmijë – të moshës pesë, tetë dhe 11 vjeç – si dhe një mësues.
Policia ende nuk i ka bërë të ditura identitetet e viktimave të kësaj tragjedie.
Kotek vlerësoi veprimet e anëtarit të komunitetit, duke thënë se ato ndihmuan në parandalimin e “humbjeve të mëtejshme të jetëve”.
“Zemra më është thyer plotësisht sot… kjo është një ditë e tmerrshme. Asnjë prind nuk duhet ta përjetojë kurrë një ditë të tillë”, shtoi ajo.
Një fëmijë shtatëvjeçar dhe një mësues 54-vjeçar u qëlluan gjithashtu gjatë kaosit dhe u dërguan në spital me lëndime kritike. Gjendja e tyre mbetet e paqartë.
Multiple people have been stabbed in downtown Portland, Oregon, according to scanner radio traffic. https://t.co/wYX3wP5HrH
— AZ Intel (@AZ_Intel_) October 16, 2026
“Kjo është një tragjedi e tmerrshme dhe ne po punojmë intensivisht për të hetuar këtë ngjarje”, vazhdoi Krantz.
Sipas “The Source”, ngjarja nisi kur një burrë, i cili ndodhej në parkingun e shkollës me një kamionçinë të kuqe “Toyota Tacoma”, vuri re adoleshentin që i afrohej ndërtesës i armatosur me një pushkë.
Shoferi u përball me adoleshentin, i cili më pas qëlloi disa herë në drejtim të qytetarit dhe automjetit të tij, duke thyer xhamin e pasmë dhe duke lënë gjashtë vrima të mëdha plumbash në makinë.
Në atë moment, autori dyshohet se e hodhi armën mbi gardhin e shkollës dhe u hodh vetë përtej – veprim që e shtyu shoferin të telefononte shërbimet e emergjencës të qarkut Deschutes rreth orës 12:59.
Policia urdhëroi mbylljen e shkollës (bllokimin e hyrje-daljeve) ndërsa oficerët mbërritën në vendngjarje brenda pak minutash.
Por i dyshuari hyri me forcë në ndërtesë duke qëlluar mbi dyert e mbyllura – moment në të cilin operatorët e emergjencës filluan të merrnin “dhjetëra” telefonata në numrin 911, tha Krantz.
Më pas, i dyshuari u gjet i qëlluar për vdekje.
Motivi i të shtënave mbetet i paqartë dhe autoritetet nuk pranuan të konfirmonin të enjten në mbrëmje nëse i dyshuari njihte dikë në shkollë, apo nëse ai vetë e kishte ndjekur atë shkollë kur ishte më i ri. /Telegrafi/






