Nuk luajti as 10 minuta, por Albion Rrahmani vodhi gjithë vëmendjen me driblimet ndaj Atalantas

Sport

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani ka vjedhur vëmendjen e mediave pas paraqitjes së fundit në Serie A me ekipin e tij Venezia. Venezia u mposht me rezultat 3-1 në udhëtim te Atalanta, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A. Edhe në këtë ndeshje dyshja e sulmit të Venezias përbëhej nga Akor […]

Madhësia e shkronjave

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani ka vjedhur vëmendjen e mediave pas paraqitjes së fundit në Serie A me ekipin e tij Venezia.

Venezia u mposht me rezultat 3-1 në udhëtim te Atalanta, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A.

Edhe në këtë ndeshje dyshja e sulmit të Venezias përbëhej nga Akor Adams dhe John Yeboah, të cilët kanë qenë gjithmonë zgjedhje të para të trajnerit Giovanni Stroppa.

Megjithatë, në minutat e fundit apo më saktë në minutën e 87-të, Stroppa vendosi ta aktivizojë Rrahmanin, i cili për pak minuta bëri më shumë se dy sulmuesit tjerë së bashku.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës ishte shumë kërkues dhe lëvizjet e tij tashmë kanë vjedhur vëmendjen e mediave italiane.

Rrahmani u pa në dy raste duke dribluar me top në mes të kembeve lojtarët e Atalantas, ku ‘viktima’ e parë ishte serbi Lazar Samardzic, ndërsa i dyti boshnjaku Sead Kolasinac.

Pas kësaj ndeshje, Venezia ka ndryshuar trajner duke emëruar Davide Nicolan dhe me ardhjen e tij, mediat italiane shkruajnë se Rrahmani mund të marrë më shumë minuta. /Telegrafi/

Komentet