Legjenda gjermane e kritikon rëndë Michael Olisen pas kartonit me Vikingun

Sport

Lothar Matthaus kritikon ashpër Michael Olisen pas kartonit të kuq që sulmuesi i Bayern Munichut mori në barazimin 3-3 ndaj Viking Stavanger në Ligën e Kampionëve, duke e cilësuar reagimin e francezit të papranueshëm. Olise u përjashtua në minutën e 74-të, pasi mori dy kartonë të verdhë brenda pak sekondash. Fillimisht u ndëshkua për një […]

Madhësia e shkronjave

Lothar Matthaus kritikon ashpër Michael Olisen pas kartonit të kuq që sulmuesi i Bayern Munichut mori në barazimin 3-3 ndaj Viking Stavanger në Ligën e Kampionëve, duke e cilësuar reagimin e francezit të papranueshëm.

Olise u përjashtua në minutën e 74-të, pasi mori dy kartonë të verdhë brenda pak sekondash. Fillimisht u ndëshkua për një ndërhyrje të palejuar, përpara se ta gjuante topin në drejtim të kapitenit të Vikingut, Zlatko Tripic, pas një përplasjeje mes tyre.

Legjenda e futbollit gjerman, Matthaus, pranoi se kundërshtarët shpesh përpiqen t’i provokojnë futbollistët e talentuar për t’i nxjerrë nga loja, por theksoi se Olise duhet të kontrollojë emocionet e tij.

“Natyrisht, ata përpiqen ta nxjerrin nga loja një futbollist të tillë me çdo mjet të mundshëm”.

Megjithatë, ai këmbënguli se anësori i Bayernit nuk duhej të binte pre e provokimeve.

“Unë vazhdoj të mendoj se Olise lejoi veten të provokohej”, shtoi ish-kapiteni i Gjermanisë për “Bild”.

Bayerni, që luajti me një futbollist më pak pas përjashtimit të tij, pësoi golin e barazimit në minutën e 90-të, duke lëshuar fitoren nga duart në një ndeshje dramatike të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Komentet