Kendall Jenner pozon me të brendshme mëndafshi për Intimissimi

Magazina

Kendall Jenner, 30 vjeçe, është bërë pjesë e një fotosesioni të ri për markën italiane Intimissimi, ku prezanton koleksionin e dytë Ultralight with Cashmere. Modelja shfaqet me të brendshme mëndafshi dhe veshje kashmiri, në imazhe që nxjerrin në pah linjat e saj. Në një prej fotografive, Jenner shfaqet duke hequr bluzën e gjelbër prej kashmiri, […]

Madhësia e shkronjave

Kendall Jenner, 30 vjeçe, është bërë pjesë e një fotosesioni të ri për markën italiane Intimissimi, ku prezanton koleksionin e dytë Ultralight with Cashmere.

Modelja shfaqet me të brendshme mëndafshi dhe veshje kashmiri, në imazhe që nxjerrin në pah linjat e saj.

Në një prej fotografive, Jenner shfaqet duke hequr bluzën e gjelbër prej kashmiri, duke zbuluar reçipetat prej mëndafshi në ngjyrë fildishi, shkruan DailyMail.

Ajo pozoi gjithashtu me pantallona të shkurtra jeshile të errëta, të zbukuruara me dantellë në pjesën e poshtme.

Për këtë fotosesion, modelja zgjodhi një pamje natyrale, me flokë të ndarë në mes dhe onde të lehta, ndërsa grimi i butë plotësonte stilin e fotografive.

Jenner u shpreh se koleksioni është bërë pjesë e preferuar e garderobës së saj, falë rehatisë dhe lehtësisë për t’u kombinuar me veshje të ndryshme.

Fotosesioni vjen në një periudhë kur modelja po komentohet edhe për romancën e përfolur me aktorin Jacob Elordi.

Ndërkohë, ajo vijon angazhimet në modë, pasi së fundmi mori pjesë në sfilatën e L’Oréal gjatë Javës së Modës në Paris. /Telegrafi/

Komentet