Chevrolet po rikthen paketën speciale Desert Boss për modelin Colorado të vitit 2027, duke synuar adhuruesit e kamionçinave të fuqishme dhe vozitjes jashtë rrugëve të asfaltuara.
Paketa do të jetë e disponueshme vetëm për versionin Colorado ZR2 dhe do të përfshijë parakolp të posaçëm, ndriçim shtesë, amortizatorë hidraulikë dhe elemente dekorative me ngjyrë bronzi.

Një tjetër risi për modelin e vitit 2027 është motori i përditësuar turbo me katër cilindra dhe vëllim 2.7 litra.
Motori i ri zhvillon 350 kuaj fuqi dhe 610 Nm çift rrotullues, krahasuar me 310 kuaj fuqi dhe rreth 583 Nm te motori paraprak.
Chevrolet ende nuk ka bërë të ditur çmimin e paketës Desert Boss dhe as çmimet e plota për Colorado 2027. /Telegrafi/





