Kamenica ofron kontejnerë falas për mbeturinat organike, aplikimi nis më 15 tetor

Rajon

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se nga 15 tetori 2026 qytetarët, bizneset dhe fermat mund të aplikojnë për të përfituar kontejnerë falas për mbeturinat organike. Sipas njoftimit të Komunës, kontejnerët me kapacitet prej 120 dhe 240 litrave do të shpërndahen pa pagesë, ndërsa grumbullimi i mbeturinave organike do të bëhet në mënyrë periodike nga shërbimet […]

Madhësia e shkronjave

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se nga 15 tetori 2026 qytetarët, bizneset dhe fermat mund të aplikojnë për të përfituar kontejnerë falas për mbeturinat organike.

Sipas njoftimit të Komunës, kontejnerët me kapacitet prej 120 dhe 240 litrave do të shpërndahen pa pagesë, ndërsa grumbullimi i mbeturinave organike do të bëhet në mënyrë periodike nga shërbimet komunale.

Të interesuarit mund të aplikojnë nga ora 08:00 deri në 16:00, në Drejtorinë për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca.

Për aplikim kërkohet kopja e letërnjoftimit, certifikata e adresës dhe numri i telefonit ose adresa elektronike.

Përmes këtij projekti, Komuna synon të kontribuojë në menaxhimin më të mirë të mbeturinave organike dhe në krijimin e një ambienti më të pastër për qytetarët. /Telegrafi/

Komentet