Moti në Shqipëri

Nacionale

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta e hera – herës deri mesatare kalimtare kryesisht përgjatë relieveve të larta malore. Era parashikohet të fryjë me […]

Madhësia e shkronjave

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta e hera – herës deri mesatare kalimtare kryesisht përgjatë relieveve të larta malore.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 20 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë. /Telegrafi/

Komentet