Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë në distriktin Esenyurt të Stambollit.
Si pasojë e reshjeve të shumta, rrugët u mbushën me ujë, duke krijuar vështirësi për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
İstanbul’da Şiddetli Yağış! Esenyurt’ta Suya Kapılan Kadın Böyle Sürüklendi youtube.com
Dhe gjatë përmbytjeve, një grua u rrëmbye nga rrjedha e fuqishme e ujit.
Görüntüler bu gün İstanbul Esenyurt Aşırı yağan yağmurdan sonra durakta mahsur kalanlar oldu #yağmur https://t.co/S5q3bk9I0b
— Mahmut Özer (@mahmut0zer) October 14, 2026
Qytetarët që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes reaguan menjëherë për ta ndihmuar.
İstanbul Esenyurt’ta sağanak nedeniyle göle dönen yolda suya kapılan kadını çevredekiler kurtardı youtube.com
Falë ndërhyrjes së tyre, gruaja arriti të shpëtohej nga uji.
Ndërkohë, momentet e frikshme të ngjarjes, nga rrëmbimi i gruas deri te shpëtimi i saj, u filmuan nga dëshmitarët. /Telegrafi/






