Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj është ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin e shkarkimit të tij nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të cilin e mori Këshillin Prokurorial i Kosovës.
Nga Gjykata Supreme për Radio Dukagjinin bëjnë të ditur se ankesa administrative është pranuar më 9 tetor.

Antigona Uka-Lutfiu udhëheqësja e Zyrës për Informim në Gjykatën Supreme tha se tashmë për ankesën e Isufajt po punohet.
“Lidhur me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se ankesa administrative është pranuar me datë 9.10.2026, mban numrin AA.nr.40/2026, dhe aktualisht gjendet në punë”, thuhet në përgjigjen e Uka-Lutfiut.





