Studentët e Mjekësisë i bashkohen bojkotit, dalin në protestë

Nacionale

Studentët e Mjekësisë i janë bashkuar bojkotit të mësimit dhe protestës, në përgjigje të thirrjes së bërë një ditë më parë për mobilizimin e studentëve. Lëvizja vjen një ditë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, e cila zgjati rreth nëntë orë dhe u shoqërua me përplasje mes studentëve dhe Policisë së Shtetit, raporton euronews.al. Protesta […]

Madhësia e shkronjave

Studentët e Mjekësisë i janë bashkuar bojkotit të mësimit dhe protestës, në përgjigje të thirrjes së bërë një ditë më parë për mobilizimin e studentëve.

Lëvizja vjen një ditë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, e cila zgjati rreth nëntë orë dhe u shoqërua me përplasje mes studentëve dhe Policisë së Shtetit, raporton euronews.al.

Protesta e së martës nisi para Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas situata u përshkallëzua në disa zona të kryeqytetit, ku u raportuan përplasje me efektivët, dëmtime të pronës dhe incidente të tjera.