“Kush është Yamal?”, Lemina e provokoi para ndeshjes, tani bëhet viral pasi u ‘njoftua’ me yllin e Barcelonës

Sport

Mesfushori i Galatasarayt, Mario Lemina, në një intervistë para ndeshjes me Barcelonën, kishte thënë për Lamine Yamal: “Kush është Yamal? Unë e njoh Leroy Sanen”. Kjo deklaratë i është kthyer bumerang pas ndeshjes. Barcelona mposhti Galatasarayn në udhëtim me rezultat 4-1 dhe lojtari kryesor i katalunasve ishte Yamal, i cili bëri dy asistime dhe u […]

Madhësia e shkronjave

Mesfushori i Galatasarayt, Mario Lemina, në një intervistë para ndeshjes me Barcelonën, kishte thënë për Lamine Yamal: “Kush është Yamal? Unë e njoh Leroy Sanen”. Kjo deklaratë i është kthyer bumerang pas ndeshjes.

Barcelona mposhti Galatasarayn në udhëtim me rezultat 4-1 dhe lojtari kryesor i katalunasve ishte Yamal, i cili bëri dy asistime dhe u zgjodh “Lojtari i ndeshjes”.

Pas ndeshjes, Yamalit iu kujtua ajo që kishte thënë Lemina për të. Reagimi i yllit të ri ndaj pyetjes tërhoqi vëmendjen, ndërsa shtypi spanjoll e vendosi këtë temë në faqet e para.

Një gazetar spanjoll që e ftoi Yamalin në tunelin e daljes i kujtoi atij deklaratën e mëparshme të Leminas dhe i tha futbollistit të ri, “Lemina me siguri të njeh tashmë”, Yamal u pa duke u përgjigjur me të qeshura.

Gazeta sportive spanjolle Marca iu referua gjithashtu luftës së fjalëve midis dy futbollistëve pas ndeshjes. Gazeta bëri një postim të rëndësishëm me fjalët: “Mario Lemina tani e di kush është Lamine Yamal”.

U përplasen gjatë ndeshje, shtrënguan duart në fund

Gjatë ndeshjes, pati momente tensioni midis Yamal dhe Lemina. Shkëmbimi verbal midis dy futbollistëve në fushë u kap nga kamerat.

Megjithatë, pas vërshëllimës së fundit, tensioni mori fund kur Yamal dhe Lemina shtrënguan duart. /Telegrafi/