Mesazhi kërcënues në adresë të disa institucioneve, Policia e Shtetit del me njoftim zyrtar

Nacionale

Policia e Shtetit ka dhënë informcione lidhur me mesazhin kërcënues që ka shkuar në disa institucione. Policia njofton se deri tani nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. “Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet […]

Madhësia e shkronjave

Policia e Shtetit ka dhënë informcione lidhur me mesazhin kërcënues që ka shkuar në disa institucione.

Policia njofton se deri tani nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.

“Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/