Mot me shi dhe shtrëngata në Shqipëri

Nacionale

Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet kryesisht vranët e intervale të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit në veriperëndim reshjet […]

Madhësia e shkronjave

Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet kryesisht vranët e intervale të shkurtra kthjellimesh.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit në veriperëndim reshjet e shiut parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë hera – herës në formën shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës reshjet mbeten prezentë me intensitet kryesish të ulët e lokalisht mesatar.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës pritet të arrijë deri 14m/s,

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/