Kush ia dha votën e vetme Eliza Hoxhës për Presidente?

Nacionale

Kundërkandidatja e Justina Shiroka-Pulës për Presidente të Kosovës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka marrë vetëm një votë në procesin e zgjedhjes së Presidentes. Hoxha ka treguar se vota e vetme që mori në këtë proces ishte nga një koleg i saj nga radhët e PDK-së. Duke folur në emisionin “Frontal” në […]

Madhësia e shkronjave

Kundërkandidatja e Justina Shiroka-Pulës për Presidente të Kosovës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka marrë vetëm një votë në procesin e zgjedhjes së Presidentes.

Hoxha ka treguar se vota e vetme që mori në këtë proces ishte nga një koleg i saj nga radhët e PDK-së.

Duke folur në emisionin “Frontal” në T7, Hoxha tha se bëhej fjalë për deputetin Artan Behrami, duke sqaruar se ajo vetë kishte krijuar mundësinë që votimi të formalizohej.

“Është Artan Behrami, unë aty vetëm e krijova mundësinë e formalitetit”, tha Hoxha.

Hoxha ishte kandidatja e PDK-së për Presidente, përballë kandidates së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Justina Shiroka-Pula.

Në votimin për Presidenten, Shiroka-Pula u zgjodh në krye të shtetit, ndërsa Hoxha mori vetëm një votë.