Aksident trafiku në Shkup, lëndohen dy persona

Rajon

MPB njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, në të cilën janë lënduar dy persona. “Më 06.10.2026 në orën 06:40, SPB Shkup është njoftuar se në bul. “Boris Trajkovski” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti transportues “MAN” me gjysmërimorkio, me targa të Shkupit, i drejtuar […]

Madhësia e shkronjave

MPB njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, në të cilën janë lënduar dy persona.

“Më 06.10.2026 në orën 06:40, SPB Shkup është njoftuar se në bul. “Boris Trajkovski” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti transportues “MAN” me gjysmërimorkio, me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.D. (59) nga Shkupi, një automjeti udhëtarësh “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga T.R. (29) nga Shkupi dhe një automjeti udhëtarësh “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.J. (48) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit”.

“Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i automjetit të udhëtarëve “Volkswagen Passat”, ndërsa lëndime trupore ka pësuar T.R. (29), të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Sh. Naum Ohridski” në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB./Telegrafi/