Zürichu është gati të presë Rame Lahajn. Më 10 tetor, tenori kosovar me famë ndërkombëtare do të hapë turneun “PASSION & ORIGIN”, një seri koncertesh që do ta çojë repertorin shqiptar dhe atë ndërkombëtar në disa prej qyteteve të diasporës.
I shoqëruar nga ARMA Ensemble, Lahaj do të interpretojë një program që ndërthur repertorin shqiptar me këngë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja.
“PASSION & ORIGIN” është konceptuar për publikun shqiptar në diasporë, duke bashkuar këngën shqipe me repertorin që ka shoqëruar Lahajn gjatë karrierës së tij në skenat ndërkombëtare.
Pas Zürichut, turneu vazhdon në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor, ndërsa priten edhe data të tjera në qytete të diasporës.
Biletat: https://ticketmaster.ch/event/725505631






