Aktorja Eva Marie Saint ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare

Magazina

Aktorja e njohur amerikane dhe fituesja e Oscar-it, Eva Marie Saint, ka ndërruar jetë në moshën 102-vjeçare në shtëpinë e saj në Los Angeles. Saint fitoi Oscar në vitin 1955 për rolin e saj në filmin “On the Waterfront”, ku luajti përkrah Marlon Brandos. Ajo u bë veçanërisht e njohur edhe për rolin e Eve […]

Madhësia e shkronjave

Aktorja e njohur amerikane dhe fituesja e Oscar-it, Eva Marie Saint, ka ndërruar jetë në moshën 102-vjeçare në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Saint fitoi Oscar në vitin 1955 për rolin e saj në filmin “On the Waterfront”, ku luajti përkrah Marlon Brandos.

Ajo u bë veçanërisht e njohur edhe për rolin e Eve Kendall në filmin klasik të Alfred Hitchcock, “North by Northwest”, të vitit 1959.

Karrierën e nisi në televizion, ndërsa gjatë viteve interpretoi në një sërë filmash të njohur dhe produksionesh televizive.

Në vitin 1990 fitoi edhe një çmim Emmy për rolin në mini-serialin “People Like Us”.

Në vitet 2000, u rikthye në kinematografi me filma si “Superman Returns”, ku interpretoi Martha Kent.

Paraqitjen e fundit në ekranin e madh e pati në vitin 2014 me “Winter’s Tale”.

Me vdekjen e saj, bota e kinemasë humbet një prej figurave të rëndësishme të brezit të artë të Hollywoodit.

Eva Marie Saint ishte gjithashtu fituesja më e moshuar e Oscarit që jetonte ende. /Telegrafi/