Mikel Arteta e ka cilësuar si një “privilegj” nënshkrimin e kontratës së re afatgjatë me Arsenalin, duke konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e qëndrimit të tij në krye të kampionëve të Ligës Premier.
Trajneri spanjoll u shpreh i nderuar që do të vazhdojë ta udhëheqë klubin në një periudhë të veçantë të historisë 140-vjeçare të Arsenalit.
“Është një privilegj të angazhohem për të ardhmen time me klubin dhe të vazhdoj të punoj me njerëz të jashtëzakonshëm, të cilët duan më të mirën për Arsenalin”, deklaroi Arteta.
Arteta theksoi se së bashku me klubin kanë krijuar tashmë kujtime të veçanta, por beson se ende kanë shumë për të arritur.
“Ne kemi krijuar tashmë disa kujtime të veçanta së bashku, por ky është vetëm fillimi i asaj që mund të arrijmë”, shtoi ai.
Trajneri spanjoll falënderoi gjithashtu pronarët Stan dhe Josh Kroenke për besimin dhe mbështetjen, ndërsa vlerësoi tifozët e Arsenalit për dashurinë dhe respektin që i kanë treguar gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/






