Dafina Zeqiri ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka – Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.
Këngëtarja ka ndarë në Instagram një urim për presidenten e re, duke i përcjellë asaj urimet për detyrën e re.
Në postimin e saj, Dafina shkroi: “Shumë urime”, duke e etiketuar Shiroka – Pulën dhe shoqëruar mesazhin me ‘emoji’.
Dafina ka ndarë në InstaStory edhe një tjetër postim, kësaj here të ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në fotografinë e publikuar nga Jahjaga, ajo shfaqet përkrah Justina Shiroka Pulës.
Postimi shoqërohet me një urim për presidenten e re, e fotografia sjell në fokus dy prej figurave që kanë mbajtur dhe mbajnë postin e presidentes së Kosovës.
Kështu, përmes dy postimeve të njëpasnjëshme, Zeqiri ka përcjellë urimin e saj për Justinën dhe më pas ka ndarë edhe mesazhin e ish-presidentes Atifete Jahjaga, duke treguar se ruan raporte të mira me to. /Telegrafi/






