Manchester City mund të perballet me një ndëshkim të madh, i cili mund ta shkund përfundimisht të ardhmen e klubit anglez.
Sipas gazetarit Duncan Castles, Manchester City mund të përballet me përjashtim nga Liga Premier dhe madje edhe me heqjen e pronësisë së Abu Dhabit nëse mosmarrëveshja e tyre me ligën përshkallëzohet më tej.
Duke folur në podkastin The Transfers, Castles raporton se sanksionet e mundshme mund të përfshijnë refuzimin e EFL-së për të pranuar Cityn në asnjë nga divizionet e saj, gjë që do ta linte klubin jashtë ligave profesionale të Anglisë.
Ai gjithashtu pretendon se largimi i pronarëve, drejtorëve dhe drejtuesve të klubit mund të konsiderohet si pjesë e ndëshkimit.
Pretendimet vijnë pasi një komision i pavarur e shpalli Cityn fajtor për 114 nga 115 shkelje të rregullave financiare midis viteve 2009 dhe 2018.
City ka mohuar shkeljet dhe ka apeluar vendimin, ndërsa ende nuk janë njoftuar sanksione përfundimtare. /Telegrafi/






