Suedia dërgon sisteme Patriot dhe aeroplanë Gripen në Poloni

Bota

Suedia do të vendosë sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot dhe aeroplanë luftarakë Gripen në Poloni, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e sigurisë së një prej rrugëve kryesore të furnizimit të Ukrainës. Kryeministri suedez, Ulf Kristersson njoftoi se sistemet Patriot dhe aeroplanët Gripen do të angazhohen për mbrojtjen e një qendre logjistike të NATO-s në […]

Madhësia e shkronjave

Suedia do të vendosë sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot dhe aeroplanë luftarakë Gripen në Poloni, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e sigurisë së një prej rrugëve kryesore të furnizimit të Ukrainës.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson njoftoi se sistemet Patriot dhe aeroplanët Gripen do të angazhohen për mbrojtjen e një qendre logjistike të NATO-s në Poloni.

Përmes kësaj qendre transportohen armë dhe ndihma të tjera nga vendet aleate drejt Ukrainës. Për këtë arsye, mbrojtja e saj konsiderohet e rëndësishme për vazhdimësinë e furnizimeve ushtarake për Kievin.

Vendosja e kapaciteteve suedeze synon të rrisë mbrojtjen ajrore të zonës dhe të sigurojë infrastrukturën përmes së cilës kalon një pjesë e rëndësishme e ndihmës ndërkombëtare për Ukrainën.

Kristersson e lidhi gjithashtu forcimin e angazhimit suedez në NATO me ndryshimin e politikës së sigurisë së vendit pas pushtimit rus të Ukrainës.

Ai rikujtoi se vendimi i Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. /Telegrafi/