Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të largohen nga Kuvendi pa u miratuar në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
“Partia Demokratike e Kosovës nuk largohet nga salla, nuk largohet nga Kuvendi pa miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Dhomat e Specializuara”.

“Ky nuk është ligj i PDK-së, as për PDK-në. Ky është një ligj i cili duhet të na bashkojë, është ligj për historinë, për të sotmen dhe për të ardhmen e Kosovës”.
“Nuk është ligj për kompromis, as për koncesion, është ligj për ne, për secilin prej nesh që jemi deputetë, duhet të jetë detyrim”, ka deklaruar Çitaku./Telegrafi/





