Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.
Dokumenti vjen pas miratimit të projektligjit në lexim të parë në Kuvend, ku 91 deputetë votuan pro, pa vota kundër dhe pa abstenime.
Nisma parasheh ndryshime në disa aspekte të funksionimit të Dhomave të Specializuara, përfshirë juridiksionin, periudhën kohore që mbulon Specialja, dënimin maksimal, vuajtjen e dënimeve në Kosovë dhe mundësinë e faljes presidenciale.
Pas miratimit në lexim të parë, projektligji vazhdon procedurën parlamentare për shqyrtim në komisionet përkatëse, para se të rikthehet në Kuvend për lexim të dytë.
Projektligji i publikuar në faqen e Kuvendit /Telegrafi/






