WhatsApp teston “Restricted Chat”, funksioni i ri shton kufizimet për bisedat private

Teknologji

WhatsApp ka nisur të testojë një funksion të ri të quajtur “Restricted Chat”, i cili synon të ofrojë më shumë kontroll dhe privatësi në bisedat e përdoruesve. Funksioni i ri është aktualisht i disponueshëm për një pjesë të përdoruesve të regjistruar në programin beta të WhatsApp në Android dhe iOS. Sipas WABetaInfo, “Restricted Chat” është […]

Madhësia e shkronjave

WhatsApp ka nisur të testojë një funksion të ri të quajtur “Restricted Chat”, i cili synon të ofrojë më shumë kontroll dhe privatësi në bisedat e përdoruesve. Funksioni i ri është aktualisht i disponueshëm për një pjesë të përdoruesve të regjistruar në programin beta të WhatsApp në Android dhe iOS.

Sipas WABetaInfo, “Restricted Chat” është parë në versionin 2.26.36.4 të WhatsApp për Android dhe 26.39.10.20 për iOS, transmeton Telegrafi.

Funksioni është një zgjerim i Advanced Chat Privacy dhe nuk aktivizohet automatikisht për të gjitha bisedat. Përdoruesit duhet ta aktivizojnë manualisht për bisedën që dëshirojnë, përmes seksionit të informacionit të chat-it.

Pasi aktivizohet, WhatsApp shfaq një njoftim në bisedë dhe vendos katër kufizime kryesore që ndikojnë mënyrën se si mund të përdoren mesazhet dhe përmbajtjet e shpërndara në atë chat.

Fotot dhe videot nuk ruhen automatikisht në pajisjen e përdoruesit.

Meta AI nuk mund të përdoret brenda asaj bisede.

Nuk mund të përdoren pajisje të lidhura për të hyrë në bisedë.

Ky kufizim i fundit, sipas WhatsApp, synon të pengojë përdorimin e klientëve jozyrtarë ose agjentëve të inteligjencës artificiale për të aksesuar përmbajtjen e bisedës.

WhatsApp thekson se, pavarësisht nëse “Restricted Chat” është aktivizuar apo jo, mesazhet dhe telefonatat vazhdojnë të mbrohen nga enkriptimi end-to-end.

Funksioni është ende në fazën e testimit dhe nuk dihet se kur do të bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

Për momentin, ata që dëshirojnë ta provojnë duhet të jenë pjesë e programit beta të WhatsApp, ndërsa kompania pritet të vlerësojë përdorimin dhe funksionimin e tij përpara një shpërndarjeje më të gjerë. /Telegrafi/