Sot në orën 09:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Në rendin e ditës janë gjithsej 22 pika, ndërsa e para është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur si Ligji për Specialen.

PDK-ja ka propozuar ndryshime në ligj për Dhomat e Specializuara, duke kërkuar kufizimin e juridiksionit të tyre, kthimin e rasteve në Kosovë, ankimimin në Gjykatën Supreme, dënim maksimal prej 15 vjetësh dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.
Nisma vjen pas dënimit me gjithsej 81 vjet burgim së bashku të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në shkallë të parë.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për zhvillimet nga seanca.




