Në mbështetje të protestës për UÇK-në, studentët thirrje për mobilizim sot në ora 08:00

Nacionale

Mbështetjen për protestën dhe kërkesën për miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së e kanë shprehur: Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”; Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren; Organizata studentore “Unioni Demokratik Studentor”; Këshilli Studentor i Fakultetit Juridik të UP-së; Këshilli Studentor i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit; Këshilli i Studentëve […]

Madhësia e shkronjave

Mbështetjen për protestën dhe kërkesën për miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së e kanë shprehur:

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;

Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren;

Organizata studentore “Unioni Demokratik Studentor”;

Këshilli Studentor i Fakultetit Juridik të UP-së;

Këshilli Studentor i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit;

Këshilli i Studentëve i Fakultetit Filozofik.

Përmes shpërndarjes së thirrjes për protestë, përfaqësuesit studentorë u janë bashkuar mobilizimit për pjesëmarrje dhe kërkesës drejtuar deputetëve për miratimin e ligjit.

“Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot!”, është mesazhi i afishes së protestës, e cila është shpërndarë edhe nga përfaqësuesit studentorë.

Tubimi zhvillohet në mëngjesin kur Kuvendi pritet të mblidhet për shqyrtimin e projektligjit.

Ndërkohë, organizatori Çlirim Haziri ka njoftuar se protestuesit do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në shesh, për t’i pritur deputetët para fillimit të seancës.

Mbështetja e strukturave studentore i bashkohet kërkesës së protestuesve, të cilët prej 19 ditësh po kërkojnë miratimin e ligjit që mbron UÇK-në dhe çlirimtarët. /Telegrafi/