Tenori shqiptar, Shkodran Tolaj, ka reaguar publikisht në mbështetje të këngëtares Eli Fara, pas skandalit të fundit në shoubizin shqiptar.
Në një postim të bërë në Facebook, Tolaj ka shprehur mbështetjen e tij për këngëtaren, duke e cilësuar atë si një prej emrave të rëndësishëm të muzikës shqiptare, si dhe një mike e kolege të çmuar.
“Eli, kokën lart. Një jetë në skenë, një emër i madh i këngës shqiptare dhe mbi të gjitha, një mike e kolege e çmuar”, ka shkruar ajo.
Eli gjithashtu reagoi pas përfshirjes në video, ku tha se do të vazhdojë me kokën lart.
U shpreh gjithashtu se kjo situatë e ka lënduar dhe se pasojat kanë prekur edhe familjen e saj.
Sidoqoftë, Fara nënvizoi tutje se nuk ka arsye të ndihet e turpëruar për një cenim të tillë të privatësisë. /Telegrafi/






