“Jo në emrin tim”, protesta sot në Berlin dhe Prishtinë

Nacionale

Protesta me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet sot, më 4 tetor, në Berlin, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta do të nisë në orën 12:00, para ndërtesës së Parlamentit gjerman, te Reichstagsgebäude, në adresën Platz der […]

Madhësia e shkronjave

Protesta me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet sot, më 4 tetor, në Berlin, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta do të nisë në orën 12:00, para ndërtesës së Parlamentit gjerman, te Reichstagsgebäude, në adresën Platz der Republik 1.

Një protestë e ngjashme e organizuar nga diaspora shqiptare është mbajtur dje në Munih të Gjermanisë.

Ndërkohë, sot në Prishtinë vazhdon protesta e 19-të me të njëjtën moto. Ajo do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 19:00.

Përveç kundërshtimit të aktgjykimit të Gjykatës Speciale, protestuesit në Prishtinë kërkojnë edhe miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës nga Kuvendi i Kosovës.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallën e parë me gjithsej 81 vjet burgim ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, ish-zëvendëskryeministrin Jakup Krasniqi dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.