Tym dhe zjarr në Riad pas intensifikimit të sulmeve nga Houthit

Bota

Një re e madhe tymi dhe flakësh u pa të ngrihej pranë një objekti të kompanisë saudite të naftës Aramco në Riad, duke shkaktuar shqetësim në një kohë kur tensionet në rajon janë përshkallëzuar. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një periudhë të rritjes së armiqësive mes Arabisë Saudite dhe rebelëve Houthi të Jemenit, të […]

Madhësia e shkronjave

Një re e madhe tymi dhe flakësh u pa të ngrihej pranë një objekti të kompanisë saudite të naftës Aramco në Riad, duke shkaktuar shqetësim në një kohë kur tensionet në rajon janë përshkallëzuar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një periudhë të rritjes së armiqësive mes Arabisë Saudite dhe rebelëve Houthi të Jemenit, të cilët mbështeten nga Irani.

Në javët e fundit, Houthit kanë shtuar sulmet me raketa dhe dronë ndaj qyteteve saudite dhe infrastrukturës energjetike të vendit.

Vetëm javën e kaluar, Houthit deklaruan se kishin sulmuar objektet e Saudi Aramco në Yanbu, duke përdorur raketa dhe dronë.

Arabia Saudite, nga ana tjetër, njoftoi se kishte interceptuar gjashtë raketa balistike të lëshuara drejt rajoneve Taif dhe Yanbu. /Telegrafi/