MD: Projektligji për Specialen kërkon vlerësim të mëtejshëm kushtetues

Nacionale

Ministria e Drejtësisë ka vlerësuar se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar kërkon vlerësim të mëtejshëm të specializuar në Kuvend, veçanërisht për përputhshmërinë e tij me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. Në opinionin e Ministrisë thuhet se, duke pasur parasysh natyrën dhe rëndësinë […]

Madhësia e shkronjave

Ministria e Drejtësisë ka vlerësuar se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar kërkon vlerësim të mëtejshëm të specializuar në Kuvend, veçanërisht për përputhshmërinë e tij me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

Në opinionin e Ministrisë thuhet se, duke pasur parasysh natyrën dhe rëndësinë e nismës legjislative, çështja në fjalë është komplekse, pasi ndërthuren një sërë rregullimesh juridike të natyrave të ndryshme.

Sipas Ministrisë, përputhshmëria e këtyre ndryshimeve me Kushtetutën e Kosovës, veçanërisht me Amendamentin nr. 24 si dhe me instrumentet dhe detyrimet ndërkombëtare, kërkon shqyrtim të veçantë.

Ministria ka bërë të ditur se, përmes Qeverisë, mbetet e gatshme të japë kontributin profesional gjatë diskutimeve dhe procedurës së mëtejshme të shqyrtimit të projektligjit në Kuvend.