Franco Foda: Jemi të përgatitur për Austrinë

Sport

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Austrisë, duke vlerësuar përmirësimet e skuadrës dhe duke paralajmëruar një përballje intensive. Foda ka folur për problemet që Kosova kishte në përballjen e kaluar me Austrinë, ndërsa ka theksuar se skuadra ka treguar përmirësim në aspektin defensiv në ndeshjen ndaj Izraelit. […]

Madhësia e shkronjave

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Austrisë, duke vlerësuar përmirësimet e skuadrës dhe duke paralajmëruar një përballje intensive.

Foda ka folur për problemet që Kosova kishte në përballjen e kaluar me Austrinë, ndërsa ka theksuar se skuadra ka treguar përmirësim në aspektin defensiv në ndeshjen ndaj Izraelit.

“I kemi pas ndaj Austrisë disa probleme kemi pas probleme në mbrojtje mirëpo tani kemi treguar ndaj Izraelit që kemi ditur të përmirësohemi tani kemi analizuar lojën mirë”, ka thënë fillimisht Foda në konferencë.

Foda ka thënë se Kosova është e përgatitur për sfidën ndaj Austrisë, duke vënë theks të veçantë te intensiteti i ndeshjes dhe fazat e tranzicionit.

“Jemi të përgatitur për Austrinë. E dimë që na pret ndeshje intensive duhet kemi kujdes në fazat e tranzicionit nga sulmi në mbrojtje dhe anasjelltas dhe këtu duhet të kemi kujdes në gjitha fazat e lojës. Tani e dimë që jemi vendas dhe kemi publikun mbrapa. Kjo na shërben me na jep energji tjetër”.

Sa i përket formacionit dhe mundësisë për ndryshime, përzgjedhësi gjerman ka bërë të ditur se vendimet merren pas analizave të çdo ndeshjeje. Ai ka përmendur edhe problemet me lëndime që kanë ndikuar në përbërjen e skuadrës ndaj Izraelit.

“Pas çdo ndeshje e analizojmë ndeshjen dhe marrim vendime. Pas analizave në Izrael kemi treguar që mundemi mu stabilizuar në mbrojtje. Disa lojtar kanë pasur lëndime për këtë arsye ndaj Izraelit është dashur t’i bëjmë disa ndryshime dhe tani prapë ndaj Austrisë duhet të kemi energji më shumë, me shumë pasion dhe ndoshta detyrohemi të kemi disa ndryshime”, ka përfunduar përzgjedhësi i Kosovës. /Telegrafi/