Kombëtarja e Shqipërisë ka kaluar në epërsi ndaj Finlandës në ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë kanë gjetur shpejt golin në ndeshjen që po zhvillohet në Helsinki Olympic Stadium.
Është qendërsulmuesi Rey Manaj, i cili ka shënuar me kokë për epërsinë e Shqipërisë 0-1.
Goli i Manajt erdhi në minutën e katërt pas harkimit të saktë të Kristjan Asllanit nga këndorja.
Vlen të theksohet se Shqipëria ka fituar dy ndeshjet e para të grupit, duke mposhtur Bjellorusinë dhe San Marinon. /Telegrafi/






