Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është mbledh për të diskutuar hapat e mëtejmë lidhur me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Takimi është duke u mbajtur në selinë PDK-së.

Lajmin e ka konfirmuar për KP, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra.
“Mbledhja e Grupit Parlamentar të PDK-së është duke u mbajtur”, ka thënë Deliu Kodra.
Qeveria ka miratuar mbrëmë Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara i propozuar nga Partia Demokratike të Kosovës-ja. Ky veprim i Qeverisë është mirëpritur nga PDK-ja.





