Kombëtarja e Shqipërisë zbret sot (e shtunë) në fushë ndaj Finlandës në “Helsinki Olympic”, në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë synojnë një paraqitje pozitive në udhëtim.
Shqipëria rikthehet sot në aksion në Ligën e Kombeve, teksa do të përballet me Finlandën në një sfidë të rëndësishme të Ligës C. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Helsinki Olympic”, duke nisur nga ora 15:00.

Kuqezinjtë do të kërkojnë të bëjnë një paraqitje sa më të mirë përballë përfaqësueses finlandeze dhe të marrin një rezultat pozitiv në udhëtim, pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para të grupit.
Përballë tyre do të jetë një Finlandë që do të synojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve vendas.
Sfida pritet të jetë e luftuar, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të kontrollojnë ritmin e lojës dhe të shfrytëzojnë mundësitë e krijuara.
Për Shqipërinë, çdo pikë në këtë fazë të garës merr rëndësi në objektivin e saj për të marr vendin e parë në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/





