Vetëm 32 centimetra e gjerë – historia e derës që përdorej si “dietë”

Life/Bizare

Dera që shihni në fotografi ndodhet në manastirin e famshëm portugez të Alcobaçës. Bëhet fjalë për një prej shtatë “mrekullive të Portugalisë” dhe një vend nën mbrojtjen e UNESCO-s. Historia e kësaj dere të pazakontë nis në shekullin XVIII, kur priftërinjtë që jetonin në manastir, le ta themi me butësi, kishin krijuar një zakon për […]

Madhësia e shkronjave

Dera që shihni në fotografi ndodhet në manastirin e famshëm portugez të Alcobaçës. Bëhet fjalë për një prej shtatë “mrekullive të Portugalisë” dhe një vend nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Historia e kësaj dere të pazakontë nis në shekullin XVIII, kur priftërinjtë që jetonin në manastir, le ta themi me butësi, kishin krijuar një zakon për të shijuar ushqimin.

Pasi drejtuesit e manastirit vunë re se banorët po shtonin në peshë, u vendos një rregull i thjeshtë: vaktet ditore duhej të konsumoheshin në kuzhinën e manastirit, ndërsa në të mund të hyhej vetëm përmes derës që shihet në fotografi.

Dera është rreth dy metra e lartë, por vetëm 32 centimetra e gjerë.

Ajo shërbente si një lloj “diete”, pasi ata që ishin shumë të shëndoshë dhe nuk mund të kalonin përmes saj nuk kishin qasje në ushqim derisa të humbnin disa kilogramë. /Telegrafi/