Qeni takon miqtë që e presin, reagimi bëhet hit në internet

Life/Bizare

Videoja e qenit Fin, një dachshund që në një mol në Nju Jork pa një grup miqsh të tij qen, ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale. Pronarja e tij, Sydney Meader, e publikoi videon më 26 shtator. Në momentin kur Fin kupton se miqtë e tij po e presin, ai nis të vrapojë […]

Madhësia e shkronjave

Videoja e qenit Fin, një dachshund që në një mol në Nju Jork pa një grup miqsh të tij qen, ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale. Pronarja e tij, Sydney Meader, e publikoi videon më 26 shtator.

Në momentin kur Fin kupton se miqtë e tij po e presin, ai nis të vrapojë me entuziazëm drejt tyre. Reagimi i tij i gëzuar ka marrë shumë komente dhe reagime nga shikuesit.

Pronarja e Fin ka thënë se sa herë e sheh videon, emocionohet deri në lot. Një prej përdorueseve komentoi se pamja e kishte prekur aq shumë, saqë dëshironte “ta hante nga dashuria”.

Vëmendje mori edhe fakti se disa prej qenve që prisnin Finin kishin veshur xhaketa, ndërsa ai nuk kishte.

Një pronare tjetër e një dachshundi tha me shaka se pas një situate të ngjashme i kishte porositur qenit të saj katër xhaketa.

Megjithatë, nga reagimi i Fin duket se veshjet nuk ishin shqetësimi i tij kryesor. Ai ishte i përqendruar vetëm te takimi me miqtë e tij. /Telegrafi/