Foda ndryshon qasje ndaj Izraelit, 4-4-2 në grafik dhe 3-5-2 në fazën e mbrojtjes – tetë ndryshimet

Sport

Franco Foda pritet ta qaset ndryshe ndeshjes ndaj Izraelit, me një formacion që në pamje të parë paraqitet në skemën 4-4-2, por që gjatë fazës së mbrojtjes mund të transformohet në 3-5-2. Kjo i jep Kosovës mundësi të jetë më kompakte pa top dhe njëkohësisht të ketë më shumë prezencë në mesfushë. Në portë është […]

Madhësia e shkronjave

Franco Foda pritet ta qaset ndryshe ndeshjes ndaj Izraelit, me një formacion që në pamje të parë paraqitet në skemën 4-4-2, por që gjatë fazës së mbrojtjes mund të transformohet në 3-5-2. Kjo i jep Kosovës mundësi të jetë më kompakte pa top dhe njëkohësisht të ketë më shumë prezencë në mesfushë.

Në portë është Amir Shaipi, ndërsa katërshja mbrojtëse përbëhet nga Mërgim Vojvoda, Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova dhe Milot Avdyli.

Në momentet kur Kosova vendoset më thellë, Vojvoda i cii është edhe kapiten, mund të marrë një rol më të avancuar ose të ngushtohet në mënyrë që rreshtimi të krijojë një vijë me tre mbrojtës, duke i dhënë skuadrës më shumë siguri në prapavijë.

Në mesfushë janë Ermal Krasniqi, Valmir Matoshi, Dion Kacuri dhe Muharrem Jashari, ndërsa në repartin ofensiv pritet të veprojnë Amir Rrahmani dhe Fisnik Asllani.

Në fazën e mbrojtjes, njëri prej lojtarëve të krahut mund të tërhiqet në vijën e mesfushës, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ngushtohet, duke krijuar një 3-5-2, me synimin për t’ia mbyllur hapësirat Izraelit në qendër.

Foda kështu synon të gjejë një ekuilibër mes sigurisë defensive dhe rrezikimit në sulm. Kosova pritet të mos qëndrojë vazhdimisht e tërhequr, por të kërkojë momentet për të dalë shpejt në kundërsulm, sidomos përmes krahëve dhe hapësirave që mund të krijohen pas linjës së mesfushës së Izraelit.

Pas humbjes 3-1 ndaj Austrisë, një prej objektivave kryesore të Kosovës është të jetë më kompakte dhe më agresive në duelet pa top. Vetë Foda e ka theksuar para ndeshjes se dëshiron që skuadra të luajë me agresivitet dhe të rikthehet te qasja që kishte në fitoren ndaj Irlandës.

Në këtë mënyrë, 4-4-2 në grafik nuk duhet parë si një skemë statike, por si pikënisje e një strukture që mund të ndryshojë gjatë ndeshjes.

Në varësi të fazës së lojës, Kosova mund të kalojë në 3-5-2 pa top dhe të rikthehet në 4-4-2 ose në një strukturë më sulmuese sapo ta fitojë posedimin. /Telegrafi/