Real Madridi është i interesuar për transferimin e Gianluigi Donnarummas, me portierin italian që shihet si një opsion për ta zëvendësuar Thibaut Courtois në një të ardhme afatshkurtër.
Sipas TEAMtalk, bordi i klubit madrilen po e monitoron situatën e portierit italian, në kuadër të strategjisë për të shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që mund të shfaqen në tregun e transferimeve.
Donnarumma iu bashkua Manchester Cityt në shtator të vitit 2025, ndërsa kontrata e tij me klubin anglez është e vlefshme deri në qershor të vitit 2030.
Megjithatë, situata financiare dhe çështja e ‘Fair Play Financiar’ mund të ndikojnë në të ardhmen e tij. Manchester City përballet me 114 akuza për shkelje të rregullave financiare dhe, në rast se sanksionet konfirmohen, klubi mund të detyrohet të largojë disa lojtarë për të rregulluar bilancin financiar.
Vlera aktuale e Donnarummas në Transfermarkt llogaritet në 45 milionë euro, ndërsa 27-vjeçari ka regjistruar 85 paraqitje zyrtare me kombëtaren e Italisë.
Drejtuesit e Real Madridit besojnë se nëse Manchester City do të detyrohej të shesë lojtarë, kjo mund të ulte kërkesat financiare të klubit anglez për portierin.
Për më tepër, struktura financiare e Real Madridit do t’i mundësonte klubit të përballonte pagën e Donnarummas, e cila kishte qenë një prej kërkesave financiare që Manchester United nuk e kishte pranuar gjatë negociatave në vitin 2025.
Interesi i Real Madridit vjen pas interesimit të mëparshëm të Bayern Munichut, Juventusit dhe Interit për portierin italian në periudhat e kaluara të transferimeve.
Megjithatë, sipas raportimit, në rast se Donnarumma do të largohej nga Premier League, Real Madridi do të ishte destinacioni i tij i preferuar./Telegrafi/






