“Jo në emrin tim”, Dhurata Dora i bashkohet thirrjes për protestën e 1 tetorit

Magazina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën “JO NË EMRIN TIM”, e cila do të mbahet më 1 tetor. Protesta do të mbahet më 1 tetor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Dhurata Dora […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën “JO NË EMRIN TIM”, e cila do të mbahet më 1 tetor.

Protesta do të mbahet më 1 tetor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Dhurata Dora ka ndarë në rrjetet sociale informacionin për protestën, duke treguar kështu mbështetjen e saj për këtë organizim.

Protesta me moton “JO NË EMRIN TIM” do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00.

Krahas marshit të 1 tetorit, qytetarët e Kosovës për gati dy javë tani janë duke marshuar në Prishtinë si shenjë revolte të vendimit të Gjykatës në Hagë ndaj ish katër krerëve të UÇK-së.

Deri më tani figura të ndryshme publike përfshirë artistë të njohur të skenë iu bashkuan këtij marshi.