Me temperaturat që fillojnë të ulen, ditët shkurtohen dhe mbrëmjet kalojnë më shumë në shtëpi, vjeshta është një nga periudhat më të mira për t’u zhytur në një serial të mirë.
Një batanije e ngrohtë, një filxhan kafeje apo çaji dhe një serial që ju mban të lidhur pas ekranit – tingëllon si kombinimi perfekt për ditët e vjeshtës.
Nëse po kërkoni diçka për të parë këtë sezon, këto janë disa seriale që mund t’i shtoni në listën tuaj:
Për ata që preferojnë misterin, hetimet dhe historitë që të mbajnë të përqendruar deri në fund, “Sherlock” është një serial që ia vlen të shikohet gjatë vjeshtës.

Seriali sjell një version modern të detektivit të famshëm Sherlock Holmes, i cili së bashku me Dr. John Watson zgjidh raste të ndërlikuara në Londër. Atmosfera e zymtë e qytetit, misteret dhe ritmi i historisë e bëjnë “Sherlock” një zgjedhje ideale për mbrëmjet e ftohta të vjeshtës.
Nëse kërkoni atmosferën klasike të vjeshtës, “Gilmore Girls” është ndër serialet që përshtatet më së miri me këtë sezon.
Qyteti i vogël, gjethet e verdha, kafenetë, bisedat e gjata dhe marrëdhënia mes Lorelai dhe Rory krijojnë një atmosferë komode që e bën serialin ideal për t’u parë gjatë ditëve të ftohta.
Nëse ju pëlqejnë moda, drama, shoqëria e elitës së New York-ut dhe pak thashetheme, “Gossip Girl” është një tjetër serial që mund ta riktheni në listën tuaj këtë vjeshtë.
Seriali ndjek jetën e një grupi të rinjsh nga Upper East Side, ndërsa marrëdhëniet, sekretet dhe skandalet e tyre publikohen nga një personazh misterioz i njohur si “Gossip Girl”.
Përveç dramës, seriali sjell edhe një atmosferë karakteristike të New York-ut, me veshje elegante, ambiente luksoze dhe skena që e bëjnë atë një zgjedhje të përshtatshme për një “autumn binge-watch”.
Për ata që preferojnë pak më shumë mister, por edhe humor, “Only Murders in the Building” është një tjetër zgjedhje interesante.
Seriali ndjek tre fqinjë që bashkohen nga pasioni për podcastet e krimit dhe përfshihen në hetimin e një vrasjeje në ndërtesën ku jetojnë.
Vjeshta është gjithashtu sezoni perfekt për një histori pak më misterioze dhe gotike.
“Wednesday” sjell personazhin e Wednesday Addams në një ambient të errët, me mistere, sekrete dhe elemente fantastike. Atmosfera e serialit shkon veçanërisht mirë me ditët e tetorit.
Nëse dëshironi një serial që kombinon misterin, aventurën dhe fantastiken, “Stranger Things” mbetet një zgjedhje e përshtatshme.
Qyteti i Hawkins, grupi i miqve dhe ngjarjet e pazakonta që zhvillohen rreth tyre krijojnë një atmosferë që është veçanërisht e përshtatshme për mbrëmjet e vjeshtës.
Nëse ju pëlqejnë historitë dramatike, personazhet e forta dhe atmosfera retro, “The Queen’s Gambit” është një zgjedhje shumë e mirë për t’u parë gjatë vjeshtës.
Seriali ndjek Beth Harmon, një vajzë të talentuar në shah, e cila përballet me sfida personale dhe profesionale ndërsa përpiqet të bëhet një nga shahistet më të mira në botë. Kostumet elegante, ambientet e ngrohta dhe ritmi i qetë i historisë e bëjnë serialin veçanërisht të përshtatshëm për mbrëmjet e ftohta.
Në fund të fundit, vjeshta nuk kërkon shumë: një serial të mirë, pak kohë për veten dhe një mbrëmje të qetë. Tani mbetet vetëm të zgjidhni se me cilin prej tyre do ta nisni sezonin.
Jo çdo serial vjeshtor duhet të ketë mister apo elemente fantastike. Ndonjëherë gjithçka që kërkohet është një serial komik që mund ta shikoni pa shumë menduar.
“The Office” është një zgjedhje e mirë për një mbrëmje të qetë, sidomos nëse kërkoni diçka të lehtë dhe argëtuese.
Për ata që preferojnë dramën, humorin dhe historitë e ambientuara në botën e biznesit, “Suits” mund të jetë një tjetër alternativë.
Me kostume elegante, zyra të mëdha dhe histori që zhvillohen mes marrëdhënieve profesionale e personale, seriali sjell një atmosferë krejtësisht tjetër për mbrëmjet e vjeshtës.
Nëse historia e Sherlock Holmes ju tërheq, “Young Sherlock” sjell një këndvështrim tjetër mbi personazhin e njohur.
Seriali fokusohet në vitet e hershme të Sherlock Holmes dhe në një version më të ri të detektivit, duke kombinuar misterin, aventurën dhe elemente dramatike. Është një alternativë interesante për ata që duan histori hetimore, por dëshirojnë të shohin një tjetër periudhë të jetës së Sherlock Holmes.





