Turqi, 69-vjeçari ndërton “makina lodër prej teli” për të gëzuar fëmijët

Life/Bizare

Në rrethin Demirci të Manisës, Turqi, 69-vjeçari Ali Riza Isci prodhon “makina lodër prej teli” prej 3 vitesh, pasi kaloi një problem me mushkëritë, me qëllim që të gëzojë fëmijët. Në punishten e vogël që ka ngritur në shtëpinë e tij në lagjen Akincilar, Isci ndërton mjete lodër duke përdorur kushineta të vjetra dhe tela […]

Madhësia e shkronjave

Në rrethin Demirci të Manisës, Turqi, 69-vjeçari Ali Riza Isci prodhon “makina lodër prej teli” prej 3 vitesh, pasi kaloi një problem me mushkëritë, me qëllim që të gëzojë fëmijët.

Në punishten e vogël që ka ngritur në shtëpinë e tij në lagjen Akincilar, Isci ndërton mjete lodër duke përdorur kushineta të vjetra dhe tela ndërtimi.

Modelet i formëson me imagjinatën e tij.

Me mjetet prej teli, Ali Riza synon të mbajë gjallë lodrat e dikurshme të punuara me dorë, si dhe t’i largojë fëmijët nga ekranet dhe t’i nxisë të kalojnë kohë duke prodhuar diçka vetë.

Duke thënë se në jetë i jep më shumë rëndësi pasurisë shpirtërore sesa asaj materiale, Isci tha se e nisi këtë projekt pas një problemi me mushkëritë që kishte kaluar 3 vjet më parë.

“Para 3 vitesh pata një problem me mushkëritë. Me ndihmën e mjekëve u trajtova për 8 muaj dhe pastruam mpiksjen e gjakut në mushkëri. Kur shkoja në kafene, miqtë detyrimisht pinin cigare. Që të mos ndikohem dhe që të qëndroja pak larg kafenesë, vendosa ta bëja këtë punë”, deklaroi ai. /AA/