Gjarpri “hëngri” tre topa golfi, veterinerët e shpëtojnë pa operacion

Life/Bizare

Një gjarpër në San Antonio, SHBA, i ka habitur veterinerët pasi kishte gëlltitur tre topa golfi. Në South Texas Avian & Exotic Hospital, veterinerët arritën t’i nxirrnin të tre topat pa kryer operacion. Gjarpri u vu nën sedacion dhe specialistët i shtynë me kujdes topat drejt gojës, duke i hequr një nga një. Rasti u […]

Madhësia e shkronjave

Një gjarpër në San Antonio, SHBA, i ka habitur veterinerët pasi kishte gëlltitur tre topa golfi.

Në South Texas Avian & Exotic Hospital, veterinerët arritën t’i nxirrnin të tre topat pa kryer operacion.

Gjarpri u vu nën sedacion dhe specialistët i shtynë me kujdes topat drejt gojës, duke i hequr një nga një.

Rasti u publikua dhe tërhoqi vëmendje të madhe në internet për shkak të situatës së pazakontë.

Një rast që tregon se veterinerët mund të përballen me surpriza nga më të çuditshmet! /Telegrafi/