Një YouTuber gjerman ka ndërtuar një robot autonom për kositjen e barit, të frymëzuar nga legjendarja VW Golf MK2 GTI.
Roboti është ndërtuar me pjesë të printuara në 3D dhe ka detaje që imitojnë Golf-in klasik, përfshirë fenerët, grilën, dhe rrotat.

Ai është pajisur me sensorë për të shmangur pengesat dhe madje mund të dallojë kafshë të vogla, si iriqët, falë një sensori termik.
Roboti mund të kontrollohet përmes telefonit dhe ka kryer tashmë mbi 70 orë punë autonome, duke përshkuar rreth 60 kilometra.
Projekti tërhoqi edhe vëmendjen e Volkswagen, e cila i dërgoi krijuesit një emblemë origjinale GTI. /Telegrafi/




