Dy orë para seancës, Kurti largohet nga Kuvendi – hesht për takimin me Hamzën

Nacionale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë sot duke dalë nga Kuvendi i Kosovës, dy orë para seancës plenare që është paraparë të nis në orën 11. Në dalje nga parlamenti, ai u pyet për takimin e mbrëmshëm me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, por refuzoi të flasë. Bashkë me Kurtin, nga Kuvendi drejt Qeverisë […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë sot duke dalë nga Kuvendi i Kosovës, dy orë para seancës plenare që është paraparë të nis në orën 11.

Në dalje nga parlamenti, ai u pyet për takimin e mbrëmshëm me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, por refuzoi të flasë.

Bashkë me Kurtin, nga Kuvendi drejt Qeverisë u pa duke shkuar, edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ky i fundit ka qenë pjesë e negociatave që shefi i Vetëvendosjes bënte me LDK-në për çështjen e presidentit. /KP/